Telenews

Sela: Serbia e ndikuar nga Rusia, synon destabilizimin e rajonit apo ngjalljen e një pasigurie

 

 

Zijanin Sela nga partia Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë Veriore, ka thënë Serbia është vetmja “njollë e zezë” në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka thënë se Serbia e ndikuar nga Rusia, synon destabilizimin e rajonit apo ngjalljen e një pasigurie.

“Në qoftë se shihet Ballkani Perëndimor, e vetmja njollë e zezë brendapërbrenda këtij rajoni, fatmirësisht është Serbia, si vendi përmes së cilës ushtrohet influencë Rusisë dhe Puntinit për të krijuar destabilizim ose mungesë sigurie për hesapet e veta”, ka thënë Sela në Tëvë1.

Ai ka vlerësuar se Serbia po kërkon koncesionet e veta për të shtrirë ndikimin në gjeopolitikën perëndimore.

“Fatkeqësisht vëmendja e NATO-s dhe amerikanëve është te Serbia dhe unë kam hallin që Serbia po kërkon koncesionet e veta në mënyrë që përfundimisht të hyjë në influencën perëndimore dhe të bëhet pjesë e gjeopolitikës perëndimore”, ka thënë Sela.

Ai ka thënë se kjo nuk do të jetë pa pasoja dhe ka thënë se njerëzit e politikës në rajon duhet të jenë të vëmendshëm për minimizimin e tyre.

Të ngajshme

Zgjedhja e Presidentit: Sa deputetë duhet të jenë në sallë, sa të votojnë, kur duhen 80, e kur 61 deputetë?

KushtrimGuraj

Lladrovci: Stadiumi nacional do të jetë në zonën më strategjike, në zemrën e Kosovës

KushtrimGuraj

Lekaj: Familja Jashari duhet të mbetet e pastër e emblematike dhe jashtë politikës

Rrezarta Ramaj