Telenews

Selektori i Kosovës Alain Giresse, tregon pse i besoi kësaj liste të Kosovës ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe

Kampi i Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, çaste më parë ka mbajtur Konferencë për media para dy dueleve që ekipi i zhvillon ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe.

Në  konferencën për media, Giresse bëri një prezentim të shkurtër të ekipit që udhëheq, duke treguar se çfarë pret nga këto dy ndeshje miqësore, transmeton Telenews.al

”Në këtë konferencë do të bëjmë një prezantim të shkurtër, para dy ndeshjeve të cilat i zhvillojmë këtë javë. Atëherë, këto dy lojë të cilat i zhvillojmë do të paraqiten në këtë mënyrë: Përzgjedhje kjo në të cilën parashihet t’ju jepet mundësi lojtarëve të rinjë, ashtu siç e keni parë edhe listën”, tha fillimisht selektori francez.

”Pra e kemi këtë listë me të cilën do të prezantohemi para këyre dy ndeshjeve miqësore. Lista e lojtarëve të cilët padyshim që i njohim, mirëpo kjo do të jetë një mundësi për ta, të shohim se si prezantohen në gara ndërkombëtare. Pra kjo është strategjia dhe arsyeja, se pse kemi grumbulluar këtë listë”, përfundoi Giresse.

Kosova, duelin me Armeninë e zhvillon të enjtën nga ora 18:00 e me Ishujt Faroe takohet me 19 nëntor.

/Telenews.al/

Mund të jetë një imazh i teksti

Të ngajshme

Real Madridi shokon Arsenalin, vendos çmim rekord për Vinicius Jr

KushtrimGuraj

UEFA harton plan të ri për të bojkotuar Gianni Infantinon

KushtrimGuraj

Ende asnjë ofertë konkrete për Edon Zhegrovën

KushtrimGuraj