Rexhep Selimi sot është deklaruar i pafajshëm ndaj të gjitha pikave të aktakuzës të prezantuara në Gjykatën Speciale.
Ish-pjesëtari i UÇK-së u shpreh se i ka lexuar dhe kuptuar të gjitha aktakuzat e lexuara ndaj tij në seancën e sotme gjyqësore, dhe se pohon edhe një herë që nuk ka të bëjë asgjë me krimet e as me akuzat e prezantuara ndaj tij.
Ndër pikat e paraqitura të aktakuzës përfshihen krimet e pretenduara në Komunën e Suharekës dhe Gjilanit gjatë viteve 1998-1999 që kanë të bëjnë me krimet kundër njerëzimit dhe akteve tjera çnjerëzore, krimi i luftës i torturës, krimi i luftës i trajtimit mizor, krimi kundër njerëzimit i zhdukjes me forcë kundër personave, krimi i vrasjes se paligjshme kundër njerëzimit, etj., të cilat pretendohet se u kryen kundër popullatës civile në Kosovë dhe asaj të Shqipërisë veriore.

