Telenews

Selmanaj: Nëse nuk i realizoj premtimet si kryetar i Prizrenit, largohem nga politika (VIDEO)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka folur rreth synimeve gjatë mandatit të tij nëse arrijnë të zgjedhet në këtë pozitë.

Në emisionin DPT te Fidani, Selmanaj shpalosi idetë e tij për të cilat do të angazhohet.

Por, ai shprehu shqetësimin e tij se në këtë kohë ka shumë mosbesim mes nesh.

“Ne kemi filluar mos me i besu njëri tjetrit për kurrgjë. Ne kemi filluar që të mos ju besojmë as anëtarëve të familjes, as vëllezërve dhe as motrave e lërë më partive politike. Ne kemi instaluar një hipokrizi të llojit të vet që uroj të merr fund. Ne duhet ta duam dhe ta respektojmë njëri-tjetrin”, tha Selmanaj në Klan Kosova.

“Por, unë nuk kam mundësi të tjera. Unë po ju them njerëzve “Mbamëni për fjale”. Dhe nëse nuk e bëj këtë, besomëni jam në gjendje ta lë në gjysmë të mandatit dhe t’ju kërkojmë falje për premtimet boshe që ju kam dhënë dhe largohem nga politika”, deklaroi ai.

 

Të ngajshme

Rrustem Mustafa: Enver Maloku është dëshmor i UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Protestat në Francë, dëmet deri në 1.2 miliardë euro

Rrezarta Ramaj

Mblidhen dy komisione parlamentare, në fokus buxheti i vitit 2026 dhe plani i punës

Rrezarta Ramaj