Dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Selver Xhelili, me numrin 83, ka zhvilluar një takim të ngrohtë dhe mobilizues me përkrahësit e kësaj partie në Pjetërshticë të Shtimes. Në një atmosferë të mbushur me entuziazëm dhe besim të palëkundur në rrugëtimin e PDK-së, Xhelili ka falënderuar të gjithë qytetarët për angazhimin dhe gatishmërinë e tyre për të dhënë një mesazh të fuqishëm përmes pjesëmarrjes masive në votime.
“Isha i nderuar të takoja përkrahësit tanë në Pjetërshticë, ku mobilizimi dhe përkushtimi për PDK-në është më i fortë se kurrë. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që po japin maksimumin e tyre për një rezultat të madh më 9 shkurt. Vota juaj është garancia për një të ardhme më të mirë”, ka deklaruar Xhelili.
Ai ka theksuar se PDK-ja mbetet partia e vizionit dhe shpresës për Kosovën, duke ndriçuar rrugën për qytetarët që kërkojnë ndryshim dhe zhvillim real. “Qytetarët janë lodhur nga zhgënjimet e populistëve pa vepra dhe sot më shumë se kurrë e shohin PDK-në si dritën në fund të tunelit”, ka shtuar ai.
Ndërsa zgjedhjet afrohen, mobilizimi në terren vazhdon, me një mesazh të qartë: vota për PDK-në është votë për stabilitet, zhvillim dhe përfaqësim të denjë të interesave të qytetarëve të Kosovës.