Telenews

Serbët befasohen pozitivisht nga çmimet në Ksamil

Në një kohë kur inflacioni është rritur ndjeshëm në rajon, sikurse në Evropë, turistët serbë në Shqipëri janë befasuar pozitivisht nga çmimet në bregdetin e Shqipërisë.

Në një grup në Facebook, të emërtuar: “Pushime në Shqipëri ”, një serb me emrin Ivan publikoi një faturë nga një restorant në Ksamil dhe lavdëroi shërbimin, si dhe çmimin racional.

“Ksamil, 21/07/2022, restorant peshku pranë rrethrrotullimit qendror në Ksamil. 1 kg peshk, 1/2 kg kallamar, dy sallata greke dhe një pije. Ia rekomandoj secilit”, shkroi ai, i befasuar me çmimet.

Pijet freskuese kanë vlerë prej rreth 150 lekë, sallata greke 300, kallamarët 450, kilogrami  i peshkut 600… Dhe shifra totale në fund ishte 3,370 lekë, apo rreth 30 euro.

Në komente, turistët tjerë nga Serbia dhanë përshtypje më pozitive për çmimet dhe ushqimet në Ksamil, por edhe krahasuan të dhënat me destinacionet e tjera të njohura verore, ku një drekë e tillë kushton shumë më tepër, shkruan sot Nova.rs.

Një turist tjetër serb ka publikuar një faturë dreke në Velipojë. Edhe ai ka lavdëruar çmimet racionale në Shqipëri.

Të ngajshme

Çmimet e karburantit në Gjermani arrijnë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Yllka Gashi

MINTI publikon çmimoren e re për derivate

Yllka Gashi

Banesat për 7.3 % më shtrenjt se vitin e kaluar, Prishtina prinë për rritje çmimi

Yllka Gashi