Më 9 janar, në pjesën veriore të Mitrovicës, është paraparë protestë e serbëve të pakënaqur me politikën e Listës Serbe dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës.
Organizatori i protestës, Ivan Miletiq, thotë për Danas se serbët nga Kosova kanë mbetur “peng”.
Ai thotë se qytetarët me heqjen e barrikadave e panë se në cilin drejtim po shkon situata dhe se janë pajtuar që nuk do të pranojnë “as lojërat e Kurtit dhe as të Vuçiqit”.
Miletiqi thotë se qytetarët edhe pse paraprakisht dyshonin në “qëllimet e sinqerta të Vuçiqit dhe të një pjese të Listës Serbe”, për herë të parë besuan se do të kishte “rezistencë të përbashkët”.

