Telenews

Serbia dëshiron t’i bashkohet BRICS-it, jo BE-së: Konferenca e Parë Ndërkombëtare

Konferenca u organizua nga Lëvizja Socialiste e ish-kreut të BIA-s, Aleksandar Vulin, dhe Grupi Parlamentar joformal për Bashkëpunim dhe Aderim në BRICS, në bashkëpunim me Institutin për Dialog Strategjik Social.

Aleksandar Vulin, duke folur në emër të organizatorëve, tha se “numri i njerëzve që u mblodhën këtu sot tregon se ky është bërë një akt guximi qytetar. Jini të guximshëm sepse guxoni të thoni se nuk mbështesni anëtarësimin pa kushte në BE.”

“Dhe ku është parimi themelor evropian i pluralizmit, e drejta për një mendim të ndryshëm? Çdo qytetar i Serbisë duhet të thotë atë që mendon dhe çfarë është e mirë për të”, i tha Vulin turmës.

Ai kujtoi se “Brukseli po i kërkon Beogradit të njohë pavarësinë e Kosovës, të heqë dorë nga mbështetja për entitetin boshnjak Republika Srpska dhe të shkatërrojë marrëdhëniet tradicionale miqësore me Rusinë dhe Kinën”, raportoi RIA Novosti deklaratën e Vulinit.

Qëllimet e kësaj konference të parë në Serbi mbi BRICS janë, siç u tha, të hapë një debat të gjerë publik mbi vendin dhe rolin e Serbisë në botë dhe të tregojë se rruga evropiane e Serbisë ka një “alternativë të qartë dhe premtuese – bashkëpunimin me organizatën BRICS”, thanë organizatorët në një deklaratë.

“BRICS luan një rol kyç në krijimin e një bote shumëpolare”, pretendoi ambasadori rus në Serbi, Aleksandr Bocan-Kharchenko, i cili ishte i pranishëm në konferencën në Parlamentin serb, raporton gjithashtu RIA Novosti.

Të ngajshme

Sërish tensione në Tiranë: Protestues hedhën fishekzjarre dhe molotov drejt Kryeministrisë

KushtrimGuraj

Aksion antidrogë në Prizren – bastisen disa lokacione, kapet rreth 1.5 kg marihuanë, dy të arrestuar

KushtrimGuraj

Tragjedi familjare – gruaja e plagosur me armën e bashkëshortit polic ndërron jetë në spital

KushtrimGuraj