Telenews

Serbia i arrestoi edhe dy qytetarë të Kosovës, kryetari i OVL-së në Rahovec tregon se a ishin pjesë e UÇK-së

Dy qytetarë të Kosovës, Xhemajl Emini dhe Bashkim Emini nga Rahoveci janë arrestuar sot nga Serbia nën pretendimet se të njëjtit gjatë kohës së luftës ishin pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këto pretendime i ka hedhur poshtë kryetari i degës së OVL-së së UÇK-së në Rahovec, Qemajl Krasniqi, për Klankosova.tv tha se dy qytetarët e arrestuar sot nuk kanë qenë asnjëherë pjesëtarë të UÇK-së dhe nuk janë të përfshirë në asnjë listë.

“Gjatë kohës që ata akuzohen se kanë kryer ndonjë krim të supozuar, familjarët pohojnë se ata kanë qenë në Gjermani dhe s’kanë pasur mundësi të merren mundësi të merren me vepra. Ndonëse nuk janë ish-pjesëtarë të UÇK-së, neve na vjen keq për traumat që po iu shkaktohen atyre dhe familjarëve të tyre”.

“Është e tmerrshme ajo që po bën shteti serb, por nga këndvështrimi ynë janë taktika të Serbisë në luftën speciale ndaj Kosovës dhe sa herë që pësojnë ndonjë goditje në aspektin diplomatik apo çfarëdo qoftë luftën e bartin në Kosovë dhe merren me ne”, tha Krasniqi.

Tutje, Krasniqi u shpreh se Bashkim dhe Xhemajl Emini janë krejtësisht të pafajshëm dhe se po mbahen kot nga shteti serb, teksa shtoi se pas arrestimit të tyre, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, është angazhuar për lirimin e tyre.

“Këta qytetarë janë krejt të pafajshëm dhe po mbahen kot, na vjen keq që do të zhvaten financiarisht dhe ndonëse nuk ka qenë pjesëtarë të UÇK-së, neve na vjen keq. Janë ndër familjet më të mira në Rahovec, nuk njihen për familje problematike në qytet apo rrethinë”.

“Kryetari i komunës është marrë me këtë çështje, nuk e di me kë ka folur por e di që kryetari ka kontaktuar me disa njerëz. Kjo është një dëshmi që Serbia s’do ta ndryshojë narracionin me Kosovën dhe të na mbajë neve nën ethe dhe presion”, tha ai.

 

Të ngajshme

Tregu i lirë energjetik po konsiderohet goditje nën brez për prodhuesit vendorë dhe bizneset

KushtrimGuraj

Komuna e Ferizajt ‘çon duart’: Lokalet me prostitucion mbeten jashtë kontrollit (VIDEO)

Donat Hashani

Vdes togerja e Policisë në Ferizaj, Suzana Krasniqi, vuante nga kanceri i mushkërive

Donat Hashani