Telenews

Serbia nën kritika nga OKB-ja për refuzimin e ekstradimit të të dyshuarve në Kosovë

Komiteti i OKB-së për Zhdukjet e Detyrueshme (CED) ka publikuar gjetjet e tij për pesë shtete, përfshirë Serbinë, pas shqyrtimit që u bë gjatë sesionit të fundit. Përveç Serbisë, raporti përfshin edhe Belgjikën, Republikën Qendrore të Afrikës, Gambinë dhe Maltën.

Gjetjet për çdo shtet përmbajnë rekomandime dhe shqetësime kryesore lidhur me zbatimin e Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukja me Forcë, si dhe aspekte pozitive të vërejtura gjatë monitorimit.

Sa i përket Serbisë, Komiteti e ka ftuar këtë shtet që të bëjë ndryshime thelbësore në legjislacion dhe qasje ndaj drejtësisë.

Komiteti i rekomandoi vendit tonë fqinj që “të kriminalizojë zhdukjen e detyruar si një vepër autonome, të rishikojë dënimet dhe statutet e kufizimeve për të pasqyruar peshën e saj dhe të zgjerojë përkufizimet e viktimave për të siguruar përfshirje dhe dëmshpërblim të plotë për të gjithë individët e prekur”.

Komiteti po ashtu ishte i shqetësuar edhe “për refuzimin e Serbisë për të ekstraduar qytetarët e kërkuar nga autoritetet gjyqësore të Kosovës dhe klasifikimin e arkivave kryesore ushtarake dhe policore, duke penguar hetimet”.

Të ngajshme

Osmani dekoron me medalje të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Valjeta Turkaj

Tronditet Obiliqi, 47 vjeçarja i jep fund jetës në këtë mënyrë

Valjeta Turkaj

KUJDES! Mos bini pre e mashtrimit me SMS në emër të Postës së Kosovës

Valjeta Turkaj