Telenews

Serbia ngrit avionët ushtarakë afër kufirit me Kosovën dhe në disa qytete tjera

Në 17 qytete të Serbisë duke përfshirë edhe Leskovcin, qytet afër kufirit me Kosovën do të ngrihen avionë luftarakë.
Kjo do të bëhet në shënim të 9 majin si Ditë të Fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore, që përveç Serbisë e shënon edhe Rusia.
Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Mbrojtjes e Serbisë
“Avionët ushtarakë do të fluturojnë mbi Beograd, Novi Sad, Zrenjanin, Pançevë, Uzhicë, Pozhegë, Çaçak, Kragujevc, Jagodinë, Çuprijë, Paraqin, Krushevc, Trstenik, Kralevë, Nish, Prokuplje dhe Leskovc”, thuhet në njoftimin e ministrisë serbe, përcjell “b92”.
Ndërsa, Rusia po përgatitet të mbajë paradën e saj vjetore ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës dhe në qytete anembanë Rusisë, duke shënuar fitoren mbi Gjermaninë naziste në vitin 1945.
Ngjarja është një shfaqje për ushtrinë ruse – prisni të shihni trupa, tanke, raketa dhe raketa balistike të parakalojnë nëpër kryeqytet në një shfaqje të fuqisë së Kremlinit.

Të ngajshme

Meta kërkon sërish lirimin nga burgu, dorëzon kërkesën në Gjykatën e Lartë

Yllka Gashi

Kosova vendos detyrim shtesë për importin e farës së grurit nga Serbia

Yllka Gashi

Kuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive, ky është rendi i ditës

Yllka Gashi