Telenews

Serbia shpërfill kërkesën e SHBA’së e Britanisë, nuk liron policët e kidnapuar

Serbia ka shpërfillur kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Britanisë së Madhe për lirimin e tre policëve të cilët u kidnapuan dy ditë më parë (14 qershor) nga forcat policore serbe. Atyre, sot iu shqiptua masa e paraburgimit nga Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë.

Për tre policët kosovar, Rifat Zeka, Beqir Sefini dhe Mustafa Shemi, sipas pretendimeve të Serbisë dyshohen se kanë kryer veprat penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.

Tre policëve, iu shqiptua të premten masa e paraburgimit nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë, por tash për tash nuk është e qartë kohëzgjatja e saj.
Jo vetëm kalim i kufirit, këto janë veprat tjera për të cilat dyshohen tre policët kosovar nga Serbia

SHBA e Britania kërkuan lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Britania e Madhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policor të kidnapuar nga Serbia.

Qëndrimi i SHBA-ve u shpreh nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller në konferencën e përditshme për shtyp.

“Ne besojmë se si Kosova dhe Serbia duhet të marrin masa për të shtensionuar situatën dhe kjo përfshin lirimin pa kushte të tre oficerëve të policisë së Kosovës që u ndaluan së fundmi”, tha ai.

Miller tha gjithashtu se “të dyja palët duhet të ndjekin planin prej tre pikash që ka paraqitur BE-ja” .

SHBA kërkon lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës

Ndërkaq, në një deklaratë me shkrim të publikuar në webfaqen e Qeverisë së Britanisë të Madhe, gjithashtu u kërkuan përmbajtje maksimale nga Kosova dhe Serbia.

Tutje, aty kërkohet të shmangen masat e njëanshme dhe t’i ulin tensionet dhe policët të lirohen.

“Bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të arrestuar më 14 qershor“.

Britania e Madhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tre policëve

Qeveria e Kosovës ka ritheksuar se policët janë kidnapuar në territorin e Kosovës. E Serbia e mohon këtë, duke thënë se ata janë “arrestuar” në territorin e saj.

Sot,

Si u përshkallëzua situata në veri të Kosovës

Arrestimi i tre policëve po ndodhë në kohën kur tensionet në veri të vendit veçse kishin nisur. Teksa po vazhdojnë edhe sot.

Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë. Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet u lënduan dhjetëra persona nga të dyja palët.

Më 13 qershor, policia e Kosovës, kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviç, si i dyshuar dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj.

Të ngajshme

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Erzana Fazliu