Telenews

Shala (PDK): Duhet të gjejmë rrugë e alternativa për të themeluar institucionet e Kosovës

Ferat Shala,deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur për qëndrimin e subjektit në të cilin bënë pjesë pas mbledhjes së kryesisë që patën sot, ku u tha se zgjidhja më e mirë për vendin është formimi i një qeverie të re, e përbërë nga partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë.

Në emisionin DPT Fidani, Shala ka pohuar se PDK është e gatshme që të flasë për të gjetur alternativa për të formuar institucionet e vendit.

“Kryesia e PDK-së ka dalë me qëndrim zyrtar, tashmë qëndrimi është publik, jemi për të vazhduar dialogun për të vazhduar, për të gjetur rrugë alternativë dhe për të themeluar institucionet e Kosovës”.

“Institucione të cilat në realitet janë të domosdoshme dhe jetike për funksionimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Fatkeqësisht të gjitha këto po vonohen si rezultat i një mazhorance, e cila ka dalë e para në zgjedhje, por që nuk e ka shumicën e që po i vonin paarsyeshmërisht në pafundësi krijimin e institucioneve të shtetit”, ka thënë Shala. /Klankosova.tv

 

Të ngajshme

Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

KushtrimGuraj

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin shqiptar

KushtrimGuraj

Nga sot nis mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët, mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare

Donat Hashani