Telenews

Shala: Presidentja është pjesë e pazareve për krijimin e institucioneve

shala:-presidentja-eshte-pjese-e-pazareve-per-krijimin-e-institucioneve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka reaguar ndaj kërkesës se presidentes Vjosa Osmani për masë të përkohshme në Gjykatën Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit.

Shala ka thënë se me këtë kërkesë, presidentja Osmani është pjesë e pazareve për krijimin e institucioneve.

Deputeti Shala ka thënë se “presidentja e vendit, duket se e ka hallin e vet si prioritet kryesor”.

“Të nderuar qytetarë, presidentja e vendit, duket se e ka hallin e vet si prioritet kryesor! Me kërkesën për masë të përkohshme në Gjykatën Kushtetuese, u bë krejtësisht e qartë se edhe Presidentja është pjesë e pazareve për krijimin e institucioneve. Ajo ende nuk e ka përcaktuar qartë pozicionin e saj personal. Zonjës presidente i duhet kohë për ta bindur partnerin e ardhshëm politik, qoftë të ri apo të vjetër. Sa më shumë kaos institucional, aq më të vlefshëm bëhen politikanët populistë para militantëve të tyre”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Të ngajshme

Murati për Vetëvendosjen: Nuk ekziston si subjekt politik, është një iluzion optik i Kurtit

KushtrimGuraj

Arrestohet Meriton Mjekiqi bashkë me Rinor Mjekiqin, ju caktohet edhe masa e paraburgimit

Donat Hashani

Kapen live momentet e përplasjes me të shtëna gjatë një interviste në Lipjan (PAMJE)

Donat Hashani