Telenews

Shalli i ish-presidentit Rugova i dhurohet Sali Berishës

Shalli i ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova i është dhuruar tashmë ish-presidentit të Shqipërisë Sali Berisha.

Kjo dhuratë iu bë nga ish-bashkëpunëtori i afërt i Ibrahim Rugovës, Adnan Merovci.

Për këtë Berisha shkroi disa fjalë në një postim në Facebook, teksa u shpreh se kjo është dhurata më prekse që ai ka marrë.

“Dhurata më prekëse e jetës sime. Adnan Merovci, bashkëpunëtori i presidentit Rugova, më dhuroi shallin e mikut tim të pavdekshëm. Kjo ishte dhuarat më prekëse e jetës sime. Faleminderit shumë Adnan”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ndërsa përgjegjësi i protokollit në kohën e Rugovës, Adnan Merovci, kohë më parë kishte thënë që një jelek dhe një shall i Rugovës, si rezultat i udhëtimeve, kishin mbetur te ai.

Ndërkaq, ish-presidenti Ibrahim Rugova në çdo takim e moment historik të Kosovës para, gjatë dhe pas luftës ka mbajtur rreth qafës një shall.

https://www.facebook.com/SaliBerisha?ref=embed_video

 

Të ngajshme

BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë dërgesat e mundshme të armëve

KushtrimGuraj

Çitaku: BE dhe ShBA kanë një shkallë të lartë mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti

KushtrimGuraj

Joseph: Drama në Ballkan përmbyllet me anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në NATO

KushtrimGuraj