Telenews

SHBA evakuon amerikanët nga Libani

Departamenti Amerikan i Shtetit sapo ka mbajtur një konferencë, ku tha se organizoi një fluturim nga Bejruti sot për të lejuar amerikanët t’i shpëtojnë konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Zëdhënësi i DASH-it Matt Miller tha se rreth 7 mijë qytetarë amerikanë ishin regjistruar në qeveri për të marrë informacion rreth largimit nga vendi, megjithëse jo të gjithë ata kërkojnë ndihmë për t’u larguar.

Fluturimi i sotëm nga Bejruti kishte një kapacitet prej rreth 300 dhe transportonte rreth 100 amerikanë dhe anëtarët e familjeve të tyre.

Miller tha se SHBA shpreson të organizojë më shumë fluturime në ditët në vijim. Britania e Madhe organizoi një fluturim për shtetasit britanikë që do të largoheshin nga Bejruti të mërkurën, duke shkuar në Birmingham. /CNN

Të ngajshme

Kontrollojeni kuletën, disa monedha 2-euroshe mund të vlejnë mijëra euro

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj

Zbulohet fabrika ilegale e cigareve në Slloveni, punëtorët mbaheshin të mbyllur për 25 ditë –

KushtrimGuraj