Telenews

SHBA nis sulme vdekjeprurëse kundër Shtetit Islamik në Nigeri

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se SHBA-të nisën një “sulm të fuqishëm dhe vdekjeprurës” kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në Nigerinë veriperëndimore.

Udhëheqësi amerikan e përshkroi ISIS-in si “llum terroristësh”, duke akuzuar grupin për “shënjestër dhe vrasje mizore, kryesisht, të krishterëve të pafajshëm”.

Trump tha se ushtria amerikane “ekzekutoi sulme të shumta”, ndërsa Komanda Amerikane e Afrikës (Africom) raportoi më vonë se sulmi i së enjtes u krye në koordinim me Nigerinë në shtetin Sokoto.

Ministri i Jashtëm Nigerian Yusuf Maitama Tuggar i tha BBC-së se ishte një “operacion i përbashkët” që synonte “terroristët” dhe se “nuk ka të bëjë fare me një fe të veçantë”.

Në postimin e tij në Truth Social të enjten vonë, Trump tha se “nën udhëheqjen e tij, vendi nuk do të lejojë që Terrorizmi Radikal Islamik të lulëzojë”.

Në nëntor,Trump urdhëroi ushtrinë amerikane të përgatitej për veprime në Nigeri për të luftuar grupet militante islamike.

Ai nuk tha në atë kohë se për cilat vrasje po i referohej – por pretendimet për një gjenocid kundër të krishterëve të Nigerisë kanë qarkulluar muajt e fundit në disa qarqe të krahut të djathtë në SHBA.

Ndërkohë, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha të enjten se ishte “mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e qeverisë nigeriane”.

Të ngajshme

Edi Rama nderohet me medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe

Valjeta Turkaj

Qëllohet gjyqtarja brenda gjykatës në Stamboll nga ish-bashkëshorti i saj

Valjeta Turkaj

Kur pritet të zbatohet tarifa 1 euro për hyrjen në Prishtinë? Flet drejtori Braha

Valjeta Turkaj