Telenews

Shearer: Anglia duhet të përmirësohet në mbrojtje

Legjenda Alan Shearer ka analizuar paraqitjet e Anglisë në ndeshjet e fazës së grupeve.

Anglia e mbylli Grupin L në pozitën e parë me shtatë pikë, pas dy fitoreve dhe një barazimi.

Shearer në një intervistë të gjatë për “BBC” ka analizuar në përgjithësi paraqitjet e “Tre Luanëve”.

Ish-sulmuesi i njohur i Newcastle Unitedit mendon se Anglia duhet të përmirësohet ende në mbrojtje.

Sipas tij, Anglia nuk e ka mbrojtjen në nivelin e duhur.

“Ende nuk e kemi parë versionin më të mirë të kësaj skuadre të Anglisë në aspektin ofensiv, por shqetësimi im më i madh deri tani është se sa lehtë jemi hapur në mbrojtje. Kjo ka ndodhur në të tri ndeshjet. Kundër Kroacisë ishim shumë të dobët në mbrojtje gjatë pjesës së parë dhe pësuam dy gola. Ndërsa ndaj Ganës dhe Panamasë shpëtuam pa u ndëshkuar, edhe pse ishim të pasigurt në prapavijë dhe u dhamë kundërshtarëve raste për të shënuar. Duhet të përmirësohemi ndjeshëm”, ka thënë golashënuesi më i mirë në histori të Premier Leagues.

Anglia në 1/16 e finales do të takohet me Kongon. Ndeshja luhet më 1 korrik nga ora 18:00 në Atlanta.

Të ngajshme

Fitore historike për Kosovën – Islam Selmani siguron medaljen e parë të artë në karate në “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj

Trajneri Maliqi njofton transferimin e talentit të Kosovës te skuadra gjermane

Yllka Gashi

Karateistja Qëndresa Ibrahimi lufton për të bronztën

Yllka Gashi