Një ndërtesë banimi është shembur në periferi të Stambollit, duke lënë mundësinë që disa persona të jenë bllokuar nën rrënoja.
Autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës janë dërguar menjëherë në vendngjarje për të nisur operacionet e shpëtimit.
Sipas mediave lokale, në ndërtesë jetonin dy familje, me gjithsej shtatë anëtarë.
Ende nuk dihet nëse ata ndodheshin brenda në momentin e shembjes dhe autoritetet po punojnë për të konfirmuar numrin e personave të prekur.

