Telenews

Shembet tuneli në Los Angeles, autoritetet arrijnë të shpëtojnë 31 punëtorët që kishin ngecur brenda tij

Dhjetëra persona u shpëtuan mrekullisht nga shembja e një tuneli në Los Angeles të mërkurën në mbrëmje.

Departamenti i zjarrfikësve të Los Angelesit dërgoi të gjitha ekipet e kërkimit dhe shpëtimit urban rreth orës 8 të mbrëmjes, për të shpëtuar  punëtorët e bllokuar nën rrënoja në Wilmington.

Sipas NBC Los Angeles, deri në 31 punëtorë u ngritën nga një vinç në sipërfaqe në grupe prej tetë personash derisa të gjithë u gjetën, transmeton Telegrafi

Punëtorët e shpëtuar u panë duke u përqafuar në shenjë lehtësimi, ndërsa këmbët e tyre prekën tokën në vendin e ndërtimit në rrugën South Figueroa.

Shembja ndodhi në projektin e tunelit të daljes së ujërave të zeza në Los Angeles me vlerë 630.5 milionë dollarë, i porositur nga distrikti i Sanitarisë së Qarkut të Los Angeles.

Flatiron Dragados, kontraktori kryesor për projektin e ujërave të zeza, shkroi gjithashtu në faqen e tij të internetit se tuneli është 10 kilometra i gjatë, rreth 18 metra i gjerë dhe 450 metra nën nivelin e tokës.

Duke i bërë përpjekjet e shpëtimit më të komplikuara, qasja e vetme në tunel është deri në gjashtë 8 kilometra larg vendit ku punëtorët ishin të bllokuar, thanë zjarrfikësit e Los Angelesit.

Por punëtorët me sa duket arritën të ngjiteshin mbi një grumbull dheu prej afërsisht 3 deri në 4.5 metrash për t’u ribashkuar me kolegët e tyre në anën tjetër të rrënojave.

Nga aty, punëtorët u larguan nga boshti i tunelit duke përdorur një sistem ashensori të njohur si kafaz zogjsh, tha për Los Angeles Times Michael Chee, zëdhënës i distriktit të Sanitarisë së Qarkut të Los Angeles.

\

Të ngajshme

Jashari takon oficerët e FSK-së që e përfunduan kursin në ShBA

Donat Hashani

Rubio thotë se SHBA-të dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet e paqes në Ukrainë

Valjeta Turkaj

Një i vdekur nga aksidenti në Sekiraçë, katër të lënduar

Valjeta Turkaj