Telenews

Arrestohet në Aeroportin e Prishtinës një shtetas turk me pasaportë të falsifikuar

Një shtetas i Turqisë është arrestuar nga Policia e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka tentuar të udhëtojë duke përdorur pasaportë të lëshuar në emër të një personi tjetër, transmeton Telenews.al.

Sipas Policisë, i dyshuari është ndaluar në pikën e kontrollit kufitar, ku pas verifikimeve është konstatuar se dokumenti i udhëtimit nuk i përkiste atij.

Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast penal dhe ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore.

Të ngajshme

A do të rikthehen tensionet dhe protestat në Kosovë? Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend nxit reagime të reja –

KushtrimGuraj

Presidentja pritet ta kthejë në Kuvend ligjin për Specialen pas kërkesës së PDK-së –

KushtrimGuraj

Sveçla në Itali, kërkon bashkëpunim për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës –

KushtrimGuraj