Telenews

Shfuqizohet vendimi i Haxhiut për shkarkimin e drejtorit të burgut, rekomandohet kthimi i tij

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civil e ka shfuqizuar vendimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu që lidhej me shkarkimin e drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Pejë, Arif Beqa.

KPMShCK ka rekomanduar që Ministria e Drejtësisë të rikthejë Beqën në pozitën e drejtorit.
Aprovohet si e bazuar ankesa e parashtruar nga ankuesi”, thuhet në vendim, teksa vijon: “Shfuqizohet vendimi i datës 22.12.2021 i Ministres së Drejtësisë të Republikës së Kosovës”.
Ndërsa bazuar në arsyetimin e vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civil, shkarkimi i Beqës është në kundërshtim me ligjin.
.“Prandaj, Kolegji për shqyrtimin dhe vendosjen e ankesave pasi ka peshuar me kujdes këto prova një nga një dhe së bashku në tërësi, ka konstatuar se Vendimi me nr.164/2021 i datës 22.12.2021 i Ministres së Ministrisë së Drejtësisë është në kundërshtim me dispozitat e lartshënuara ligjore dhe si i tillë duhet të shfuqizohet me qëllim të kthimit të ligjshmërisë”, thuhet në vendim.
Arif Beqa ishte shkarkuar nga pozita mbi dyshimet për fshehjen e një rasti të ngacmimit seksuali cili dyshohet se kishte ndodhur në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan.
I njëjti më herët kishte ushtruar detyrën e drejtorit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, ndërsa së fundi ishte transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.

Të ngajshme

Motra e Olta Gixharit, Gerta bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania

Erzana Fazliu

Abdixhiku prezanton projektin e Stadiumit Kombëtar në Bërnicë

Erzana Fazliu

“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë drejt Sarës

Erzana Fazliu