Rafael Leao po e bën realitet dëshirën për tu larguar nga Milano. Ylli portugez me shumë gjasë karrierën do ta vazhdoi te Galatasaray.
Në adresë të Milanit ka ardhur oferta zyrtare prej 45 milionë eurosh për Leaon. Anësori pritet të përfitojë 10-12 milionë euro neto në sezon.
Edhe Aston Villa propozoi një huazim me detyrim blerjeje, por Milani është i interesuar vetëm për një shitje përfundimtare.
Operacioni i transferit pritet të përfundoi në 48 orët e ardhshme.

