Telenews

Shkarkimi i ish-shefit të Task Forcës Anti-Korrupsion zë vend në raportin e progresit

Shkarkimi i Shemsi Hazirit, shefit të Task Forcës Anti-Korrupsion të Policisë së Kosovës, është shkak për shqetësim, ka thënë Komisioni Evropian në raportin e saj të progresit për Kosovës.

Haziri u shkarkua në qershor të këtij viti nga pozita e shefit të Task Forcës së Policisë, e cila merrej me hetimin e rasteve të nivelit të lartë të korrupsionit.

Por, korrupsioni i nivelit të lartë nuk po luftohet mjaftueshëm dhe një arsye për këtë është edhe shkarkimi i Shemsi Hazirit, thuhet në Raportin e Progresit për Kosovësn për vitin 2023.

“Në përgjithësi, korrupsioni mbetet një çështje shqetësuese serioze. Ekziston nevoja për një përgjigje të fuqishme të drejtësisë penale ndaj rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë. Në këtë drejtim, shkarkimi i shefit të Njësisë së Hetimeve Speciale të Policisë së Kosovës është shkak për shqetësim, duke dërguar një sinjal negativ për përkushtimin e Kosovës për luftimin e korrupsionit”, thuhet në raport.

Në thelb, Kosova ka bërë progres të kufizuar në luftimin e korrupsionit, bazuar në raportin e Kosovës.

“Kosova është në mes të një faze të hershme dhe një niveli të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit. Gjatë periudhës raportuese, Kosova ka bërë progres të kufizuar”, thuhet në raport.

Komisioni i ka rekomanduar institucioneve të Kosovës që të forcojë kapacitetet e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, të rrisë nivelin e ekspertizës në sekuestrimin e pasurisë dhe të krijojë një fond konfiskimi.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj