Telenews

Shkarkohet gjyqtarja e Elbasanit, e famshme për videot në TikTok

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, strukturë e vettingut në drejtësi, ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani.
Ish-gjyqtarja, më herët, ishte pezulluar për gjashtë muaj nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Kapetani u pezullua pas publikimit të disa videove në rrjetin social TikTok, ku ajo pozonte në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, si dhe promovonte veshjet luksoze.
Gjatë seancës në KLGJ, Kapedani dha dorëheqjen si nënkryetare e Gjykatës së Elbasanit, dhe i bëri thirrje këtij institucioni të mos ndikohej nga bota e krimit për marrjen e këtij vendimi. Tashmë, ajo është shkarkuar edhe nga KPK. /A2 CNN/

Të ngajshme

Testi i gjakut mund të zbulojë rikthimin e kancerit disa muaj para skanimeve

Yllka Gashi

Katër linja autobusësh nga Fushë-Kosova drejt Prishtinës pezullohen, banorët pa transport

Yllka Gashi

E pabesueshme se ku ka përfunduar Darwin Nunez

Yllka Gashi