Telenews

Shkarkohet zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RTK-së Lorik Arifaj

Bordi i RTK-së në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e u.d drejtorit të përgjithshëm të RTK-së z. Shkumbin Ahmetxhekaj, për shkarkimin Lorik Arifajt nga pozita e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së.
“Ky propozim për shkarkim ka ardhur si rezultat  i dështimit të z. Arifaj në kryerjen e punëve të tij në mënyrë efektive, si dhe ka vepruar në disa raste në kundërshtim me Ligjin për RTK-në, të cilat janë të pasqyruara tek e shkeljet e evidentuara në vendimin për shkarkim”, njofton Bordi i Radio Televizionit të Kosovës.
Bordi i RTK-së, në këtë mbledhje, gjithasht miratoi Raportin vjetor financiar të RTK-së për vitin 2021 dhe raportin vjetor të punës për vitin 2021. Po ashtu sot është miratuar edhe plani vjetor i punës së Bordit të RTK-së për vitin 2022.
“Gjithashtu, Bordi mori vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për punën e Bordit të RTK-së, respektivisht pika 3 e nenit 7,  me qëllim të harmonizimit të kësaj Rregulloreje në përputhje me nenin 20 të Ligjit Nr. 06/L-021 për Kontrollin e brendshëm të financave publike, ku parashihet që Bordi i RTK-së e themelon Komitetin e Auditimit të Brendshëm, i cili përbëhet nga tre (3) ose pesë (5) anëtarë, ku dy të tretat (2/3) janë të jashtëm nga fusha përkatëse e auditimit, ndërsa pjesa tjetër nga stafi i brendshëm i subjektit të sektorit publik. E jo siç ka qenë deri më tani që Bordi i RTK-së themelon Komisionin e Auditimit prej pesë ( 5) anëtarësh, të cilët e zgjedhin kryesuesin e Komisionit”, thuhet tutje në këtë njoftim.
Bordi njofton se në kuadër të kësaj mori vendim për shpalljen publike për rekrutimin e dy anëtarëve të jashtëm për Komitetin e brendshëm të auditimit. Vlen të theksohet se është hera e parë që Komiteti i Auditimit të Brendshëm në RTK, pohon Bordi, bëhet duke respektuar ligjet në fuqi, pasi që në të kaluarën përzgjedhja apo emërimi i anëtarëve të Komitetit të brendshëm të auditimit është bërë në mënyrë joligjore duke u bërë vetëm nga anëtarët e brendshëm të RTK-së respektivisht anëtarët e Bordit të RTK-së.

Të ngajshme

“Më i lirë ari se nafta”, çmimi kalon mbi 100 dollarë për fuçi

Valjeta Turkaj

Për vetëm 24 orë në Kosovë, 34 aksidente, mbi 2000 gjoba dhe 15 arrestime

Valjeta Turkaj

Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt

Valjeta Turkaj