Telenews

Shkarkohet zëvendësprokurori i Ukrainës, jep dorëheqje edhe zëvendësministri i Mbrojtjes

Zëvendëskryeprokurori i Ukrainës, Oleksiy Simonenko, është shkarkuar nga posti i tij, njoftoi zyra e kryeprokurorit.

Reuters shkruan se deklarata që njofton shkarkimin e tij nuk jep arsyet për vendimin, por thuhet se ishte “në përputhje me dëshirat e tij”.

E orë më parë dha dorëheqje edhe shefi i zyrës së presidentit ukrainas Kyrylo Tymoshenko, si dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Vyacheslav Shapovalov.

Gjithçka po ndodhë pas raportimeve për keqpërdorim të fondeve, të dedikuara për infrastrukturën energjetike.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se do të ketë shkarkime të zyrtarëve të lartë, nga frika se mund të ketë një zbehje e besimit nga vendet e perëndimit që investuan miliarda dollarë në Ukrainë.

Ditë më parë u raportua se zyrtarë të qeverisë ukrainase janë të përfshirë në skandalin e keqpërdorimit të fondeve, të dedikuara për rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike.

Të ngajshme

Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027 –

KushtrimGuraj

Kriza e financimit detyron OKB-në të ndërpresë ndihmat për 500 mijë njerëz në Gaza –

KushtrimGuraj

Kontrollojeni kuletën, disa monedha 2-euroshe mund të vlejnë mijëra euro

Rrezarta Ramaj