Policia e Kosovës pas një aksioni e ka shkatërruar një laborator droge në Zubin Potok, konkretisht në fshatin Kovaçi.
Në këtë aksion janë konfiskuar 50 kilogram marihuanë dhe 100 fije të papërpunuara.
Janë arrestuar gjashtë persona, pesë të etnisë serbe dhe një person tjetër i etnisë gorane.
Për aksionin e policisë ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla.