Telenews

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

shkelqimi-i-munguar-te-liverpool:-wirtz-tregon-‘sekretin’-qe-i-zbuloi-arne-slot

Florian Wirtz ka folur hapur për fillimin e tij të ngadaltë në Ligën Premier duke zbuluar një bisedë me trajnerin e Liverpoolit, Arne Slot, i cili i ka kërkuar kohë për t’u përshtatur me intensitetin fizik të futbollit anglez.

22-vjeçari u transferua këtë verë nga Bayer Leverkusen për 116 milionë funte, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Ligës Premier – një rekord që Liverpool e theu vetëm pak javë më vonë me blerjen e Alexander Isak për 125 milionë funte.

Megjithatë, gjermani është ende në kërkim të kontributit të parë në kampionat, pasi deri tani ka dhënë vetëm një asist në humbjen e Community Shield ndaj Crystal Palace.

 Florian Wirtz

Në një intervistë për “Sky Germany”, Wirtz tregoi se çfarë i ka thënë Slot, me këtë të fundit se i kërkoi të jetë i duruar shkaku se ka nevojë për kohë që të përshtatet.

“Trajneri më tha pse mund të mos po hyj në situatat ku zakonisht jam. Shumë shpesh unë përpiqem të bëj lojën më të shpejtë me një pasim apo driblim. Por ai më shpjegoi se meqë ne ushtrojmë shumë presion dhe vrapoj shumë, më duhet forcë dhe energji shtesë”.

“Statistikat e vrapimit tregojnë se gjithmonë jam në krye. Për këtë arsye, kur kam topin mund të më mungojë pak energjia. Ai më tha se kjo do të vijë hap pas hapi, sa më shumë që të luaj dhe të bëhem më i fortë fizikisht”,

Wirtz theksoi se nuk është i shqetësuar për nisjen e ngadaltë: “Më duhet kohë, por do të vijë. Do të rikuperoj më shumë forcë dhe pastaj do të jap më të mirën time me topin”./Telegrafi/

Të ngajshme

Manchester United mposhtet edhe nga Brentfordi

Donat Hashani

Manchester United vendos përfundimisht largimin e tre yjeve

Donat Hashani

Camavinga “vendos” lëvizjen e radhës mes interesimit nga disa klube angleze

KushtrimGuraj