Telenews

Shkencëtarët propozojnë të futet një tjetër dritë në semafor, por për çfarë?

Nëse një ditë automjetet autonome bëhen një pamje e zakonshme në rrugë, disa gjëra do të duhet të ndryshojnë. Së pari, njerëzit duhet të mësohen me disa nga karakteristikat e tyre të drejtimit, por edhe infrastruktura do të duhet të përshtatet me automjete të tilla.

Një nga këto rregullime të mundshme mund t’i referohet edhe semaforëve, pra futjes së dritave shtesë në semaforë që mund të përshpejtojnë trafikun dhe kalimin e makinave nëpër kryqëzime. Të paktën kështu tregojnë simulimet e shkencëtarëve të Universitetit të Karolinës së Veriut, në të cilat pjesa e makinës që lëvizte në rrugë virtuale ishte autonome.

Sipas propozimit të shkencëtarëve, kur një numër i madh automjetesh autonome i afrohen kryqëzimit, kjo dritë e re do të ndizet në semafor duke njoftuar të gjithë përdoruesit e rrugës se semafori është në koordinim me makinat autonome dhe teknologjinë.

Kur kjo dritë ndizet, nuk do të jetë sinjal për drejtuesit që të ndalojnë, të ngadalësojnë ose të ngjashme, por të ndjekin mjetin autonom përpara tyre. Pra, nëse hyn në kryqëzim, duhet të ndjekë, e nëse ndalon, të ndalojnë edhe makinat pas tij. Pra, ajo dritë do të ishte thjesht një njoftim për drejtuesit e mjeteve se teknologjia që kontrollon semaforët është duke komunikuar me makinat e kontrolluara nga kompjuteri dhe së bashku ata po koordinojnë lëvizjen nëpër kryqëzim për të qenë sa më i shpejtë dhe pa ndalesa.

Kur numri i makinave autonome bie nën një përqindje të caktuar, drita do të fiket dhe automjetet do të duhet të respektojnë rregullat klasike të trafikut.

Simulimet e deritanishme kanë rezultuar me më pak pritje në semafor dhe konsum më të ulët të karburantit, dhe këto shifra po përmirësohen me rritjen e përqindjes së makinave të drejtuara nga kompjuterët. Edhe pse kjo përqindje është ndërmjet 10 dhe 30 për qind, ka më pak përmirësim në rrjedhshmërinë e trafikut dhe ulje të pritjes, por nëse numri i automjeteve autonome është edhe më i madh, koha e pritjes në kryqëzim mund të reduktohet deri në 90 për qind.

Të ngajshme

Kosovarët bëhen “marakli” të veturave nga Koreja, kjo është arsyja kryesore (VIDEO)

Edmond Vila

Si funksionojnë pompat e derivateve?

KushtrimGuraj

Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?

KushtrimGuraj