Telenews

Shkodra Elektronike gati për Eurovision 2025, videoklipi “Zjerm” në xhirime

Grupi Shkodra Elektronike po përgatitet intensivisht për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2025, i cili do të mbahet në Bazel të Zvicrës. Pas triumfit në Festivalin e Këngës, ata tashmë janë në fazën finale të përgatitjeve, duke punuar videoklipin e këngës “Zjerm” dhe performancën skenike për kompeticionin europian, edicionin e 69-të.

Lajmi për xhirimet e videoklipit është ndarë nga vetë grupi në rrjetet sociale, duke ndarë disa momente nga prapaskenat e projektit vizual. Ndërkohë, “Zjerm” po merr reagime mjaft pozitive nga fansat e Eurovisionit, të cilët e vlerësojnë si një nga këngët më unike dhe moderne që Shqipëria ka sjellë në këtë skenë.

Në një intervistë televizive grupi ka përmendur se kënga nuk do ndryshohet. Gjithçka do mbetet e njëjtë dhe do këndohet në shqip.

Me një stil eksperimental dhe një frymë elektronike, Shkodra Elektronike synon të lërë gjurmë në edicionin e ardhshëm të Eurovisionit. Tani mbetet të shihet se si do të pritet performanca e tyre në një nga skenat më të mëdha të muzikës evropiane./Telenews.al/

Të ngajshme

Dua Lipa shfaqet në Itali me Callum Turner, përgatitjet për ceremoninë e dytë vazhdojnë

KushtrimGuraj

Faqja zyrtare e Katy Perry zbulon datën kur ylli botëror do të performojë në Prishtinë

Blearta

Sot ditëlindja e Angelina Joliet, kaq vite ka mbushur

Rrezarta Ramaj