Telenews

Shkolla Maarif me arrijte të larta në garën e Robotikës KML: Suksese të shkëlqyera në Prizren dhe Prishtinë!

Shkolla Internacionale Maarif me dy degë të saj në Kosovë, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në edicionin e 6-të të garës së robotikës Kosova Makers League (KML).

Në mesin e 100 grupeve finalistë, nxënësit e International Maarif School of Kosova, kanë arritur suksese të mëdha në garat e KML Open. Nxënësit e degës së kësaj shkolle në Prizren (cikli 6-9) fituan vendin e parë në Prizren dhe u renditën në vend të katërt në gjithë Kosovën. Ndërkohë, nxënësit e degës së tyre në Prishtinë (cikli 1-5) arritën vendin e tretë në Prishtinë dhe u renditën në TOP 15 në nivel shtetëror.

Këto suksese të Maarif School of Kosova pasqyrojnë punën e palodhur dhe potencialin e nxënësve të këtij institucioni arsimor në vendin tonë.

Sylejman Ramadani, Mësimdhënës i TIK në Degën e Prizrenit, u shpreh se kjo garë ishte një nga më të mirë organizuarat dhe transparente, duke theksuar se ky sukses është rezultat i përkushtimit të palodhur të nxënësve të tyre.

”Ndër 400 nxënës dhe 100 grupe finalistë, ne arritëm të jemi të parë në rajonin e Prizrenit. Shpresojmë që ky të jetë vetëm fillimi i arritjeve të ardhshme që do t’i tregojmë si shkollë”, theksoi ai.

KML Open është gara më e madhe edukative e robotikës për shkollat fillore dhe institucionet e tjera edukative në Kosovë që përfshijnë fëmijët e grupmoshës 6-15 vjeç. Kjo garë synon që fëmijët të mësojnë programimin grafik në mënyrë argëtuese dhe të zhvillojnë aftësitë e shekullit 21. /Telenews.al

Të ngajshme

Barduani: Rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë nuk është ushtarake, por politike

Valjeta Turkaj

TelenewsJobs hapësira ku fillon karriera dhe rritet ekipi juaj

Valjeta Turkaj

Rubin tregon për besimin që kishte ndaj Thaçit: I kam besuar gjithnjë, sepse fjalët i përkthente në veprime

Valjeta Turkaj