Telenews

Shkon në mbi kaq mijë numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri

Më shumë se 36 mijë njerëz janë konfirmuar të vdekur në Turqi dhe Siri, pas tërmetit të fuqishëm të javës së kaluar.

Përafërsisht dymijë vdekje të tjera janë raportuar nga autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë që nga ora 6 e mëngjesit, që do të thotë se 31 mijë e 643 njerëz kanë humbur jetën në vend.

Në Siri, 3 mijë e 553 njerëz janë raportuar të vdekur: 2 mijë e 166 në rajonet e kontrolluara nga rebelët dhe 1 mijë e 387 në zonat e kontrolluara nga qeveria, sipas Helmetave të Bardha dhe mediave shtetërore, shkruan Sky News.

Në total, 36 mijë e 196 njerëz kanë vdekur, shifër kjo shumë më e lartë se vlerësimi fillestar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për 20 mijë.

Të ngajshme

Sulm masiv me dronë ukrainas në Moskë, dy të vrarë dhe disa të plagosur –

KushtrimGuraj

Trump njofton marrëveshje për Groenlandën: SHBA-ja do të ketë “kontroll të përhershëm” mbi sigurinë

Yllka Gashi

Nis tërheqja më e madhe e automjeteve në historinë e industrisë kineze të automobilave

Yllka Gashi