Telenews

Shkrimtari Lulzim Tafa shkon në Srebrenicë, ka disa fjalë për masakrën (VIDEO)

Shkrimtari i njohur, Lulzim Tafa sot ka njoftuar se ka zhvilluar një vizitë në varrezat e Srebrenicës.

Në këtë komunë e cila njihet për masakrën e tmerrshme që ju bë popullatës civile boshnjake nga paramilitarët serbë, Tafa njoftoi se ka qëndruar atje dhe ka folur përmes një poezie në të dy gjuhët, transmeton Telenews.al

Sot erdha në Srebrenicë. Është e paimagjinueshme se deri ku mund të arrijë egërsia njerëzore. 8372 djemve dhe burrave që janë të varrosur këtu, u fola përmes poezisë, në gjuhen e tyre dhe gjuhën time”, shkruan në postimin e tij.

Të kujtojmë se kjo masakër ndodhi në korrik të 1995-tës, ku u vranë dhe masakran më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë në dhe rreth qytetit të Srebrenicës. Gjithashtu rreth 600 të mitur, duke përfshirë foshnje, të vogla, fëmijë dhe adoleshentë, u ekzekutuan në mënyrë të përmbledhur dhe u hodhën në varre masive.

Vrasjet u kryen nga njësitë e Ushtrisë Serbe të Bosnjës të Republika Srpska (VRS) nën komandën e kriminelit Ratko Mlladiç . Në masakër morën pjesë edhe Scorpions, një njësi paraushtarake nga Serbia, e cila kishte qenë pjesë e Ministrisë së Brendshme serbe deri në vitin 1991. /Telenews.al/

Postimi i plotë i shkrimtarit Tafa:

Të ngajshme

Misetic thotë se Specialja i shpalli në masë të madhe kriminale metodat e UÇK për arritjen e pavarësisë: Kaq larg s’shkoi as prokuroria

Yllka Gashi

KQZ ndan para për deputetët, cila parti përfiton më shumë?

Yllka Gashi

U kërkua shkarkimi i Gërvallës në protestë, reagon Faton Peci

Rrezarta Ramaj