Telenews

Shkupi nikoqir i spektaklit “ Shën Tereza, Shqiptarja e gjithë botës”, mblodhi shumë figura

Të shtunën e 25 qershorit në Shkup është mbajtur spektakli “Shën Tereza, Shqiptarja e gjithë botës”.

Kjo ngjarje për nder të humanistes së shquar mblodhi shumë figura nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe diaspora.

Aty është evidentuar vazhdimësia e humanizimit shqiptar nga vetë të pranishmit.

Qëllimi i spikatur I këtij spektakli ishte të promovojë njerëz të fushës së biznesit të cilët kan mbështetur jo vetëm bashkombasit e tyre në aspektin humanitar, por edhe çështjen kombëtare.

Të ftuar të këtij spektakli ishin rreth njëzet emra me influence të madhe – nga ku pas rrëfimeve mbi punën e tyre të jashtzakonshme, patën rastin të jepnin mesazhe sensibilizuese për publikun në sallë, por edhe për publikun që ngjarjen po e ndiqte nga kanali televiziv.

Disa nga emrat e të pranishmëve ishin z. Muharrem Salihu nga Medvegja që jeton dhe vepron në Venecia – Itali, Nagip Fejzi nga Maqedonia e Veriut, z. Argtim Hani nga Struga me vendqëndrim në Vien – Austri, Eugen Murtishi nga Struga, Nebih Hoxha nga Shkupi, dhe shumë emra të tjerë të rëndësishëm ku morën dhe nga një trofe në shenjë mirënjoh jepër kontributin e tyre.

Shën Tereza shqiptare e gjithë botës ishte frymëzimi më i mirë për ta – ka qenë rrugë e shtruar me plotë dashuri dhe mirësi. Andaj dhe në këtë mbrëmje nuk hezituan që të gjithë t’i citonin fjalët e saj të shejta.

Organizator të kësaj mbrëmje të jashtzakonshme ishte Guga Production në bashkpunim TV Klan Plus dhe Klan Macedonia, ku magjinë e këtij eventi mundë ta ndiqni edhe në transmetim televizivë më datën 5 Shtatorë 2022. Telenews.

Të ngajshme

Minatori që u ngujua në minierë Është hera e tretë që më ndodhë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 8 tetor

Rrezarta Ramaj

Qeveria Rama del me vendim të ri për të moshuarën

Rrezarta Ramaj