Telenews

Shkurte Fejza për prezencën e Osmanit: Emocion i veçantë

Të dielën [8 qershor] është mbajtur koncerti i Shkurte Fejza për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës dhe për të shënuar edhe 50-vjetorin e krijimtarisë artistike.

E me rastin e 50-vjetorit të karrierës së Shkurte Fejzës, presidentja Vjosa Osmani ka shkruar se zëri i artistes jehon në trojet shqiptare, tash e gjysmëshekulli.

“Zëri i Shkurte Fejzës për gjysmëshekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare. ‘Xhamadani vija-vija’ dhe ‘Mora fjalë’, janë himnet tona të përbotshme, të përjetësuara nga zëri magjik i të madhes sonë”, ka shkruar Osmani.

E për pjesëmarrjen e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, artistja e mirënjohur Shkurte Fejza Behluli ka thënë se ka ndjerë emocion të veçantë dhe mirënjohje të thellë ndaj prezencës së saj, duke shtuar se ishte nder i veçantë që Osmani ka qenë pjesë e koncertit jubilar të saj.

“E kam shumë afër zemrës të shoh femrën shqiptare të lartësuar dhe të fuqizuar në pozita vendimmarrëse. Roli juaj si presidente e Kosovës na nderon të gjithëve dhe është një ëndërr e jona e bërë realitet, duke shërbyer si një inspirim i madh për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare”, ka shkruar Fejza.

“Në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës. U shndërrua në zërin e lirisë! Urime për 50 vite të arta Shkurte Fejza! Të këndoftë zemra përgjithmonë,” shkruan e para vendit në Facebook.

Osmani për Shkurte Fejzën: Në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, u shndërrua në zërin e lirisë

source

Të ngajshme

BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor

KushtrimGuraj

Plani i rritjes, Kosova pritet të përfitojnë këstin e parafinancimit

KushtrimGuraj

Admirali i NATO-s Munsch tregon nëse do të ketë shtim të trupave të KFOR-it në Kosovë

KushtrimGuraj