Telenews

Shpallja non-grata e Aslamovas, Sveçla: Dëshmi e ndërhyrjes së Rusisë në veri të Kosovës

  • Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla pas shpalljes non-grata të Daria Aslamovas, ka thënë se ndalimi i saj është dëshmi e ndërhyrjes ruse në veri të vendit.

Sveçla me anë të një postimi në Twitter, ka shkruar se kjo ka ndodhur pikërisht në ditën kur u sulmua Policia e Kosovës dhe gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës në veri, njofton Klankosova.tv.

“Në të njëjtën ditë që policia jonë u sulmua nga bandat kriminale dhe vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës, Daria Aslamova, një spiune e konfirmuar ruse e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë, u arrestua duke tentuar të hyjë në Kosovë nga Serbia – dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes së Rusisë në veri të Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

Të ngajshme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj