Telenews

Shpat Kasapi lodhet nga muzika

Shpat Kasapi është nga këngëtarët më të pëlqyer shqiptar të të gjitha moshave.

Artisti nga Maqedonia e Veriut që prej dekadash argëton publikun me muzikën e tij ka befasuar me lajmin e fundit.

Ai ka zbuluar se së shpejti mund ta shohim si aktor në Turqi.

Në “Natën me Aulonën” Shpati ka zbuluar kontaktet që ka në Turqi dhe planet për të marrë role atje.

“Unë e pëlqej shumë aktrimin. Pse jo, do provoj të futem në botën e filmave. Në Turqi, jo këtu. Do tentoj, është në dëshirat e mia. Le të shohim në të ardhmen, se për shkak që ra tërmeti i madh në Turqi mu shua plani. Jam lodhur pak nga muzika, por është pasioni im. Për punën e aktrimit kam kontakte dhe njerëz me autoritet në Turqi më kanë thënë që nuk do bëj gabim nëse i futem kësaj bote. Gjuhën pak e di, por e mësoj shpejt”, tha Shpati.

Të ngajshme

Bardhi dhe Ronela Hajati lansojnë këngën e re “Mos nënshkruaj”

Erzana Fazliu

Loredana ‘shpërthen’ në rrjete për Mozzik: Nuk e kam pasur kurrë fjalën për të në ndonjë nga këngët e mia

Valjeta Turkaj

Mozzik dhe Getinjo publikojnë “P9 & ICE” – dy këngë në një klip

KushtrimGuraj