Telenews

“Shpërbërje Kuvendi, mocion apo shkarkim të Kurtit”, Kusari-Lila ironizon me opozitën , i thotë të fokusohet

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, pas mbledhjes së Kryesisë, ironizoi me opozitën, duke thënë se duhet të fokusohet sa i përket shpërbërjes së Kuvendit, ndonjë mocioni mosbesimi, apo shkarkimi të kryeministrit.

Kusari – Lila tha se të gjitha këto duken të largëta dhe vetëm si dëshirore, kur kërkohet vota e pozitës.

“Qëndrimi zyrtar i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, është që përderisa nuk ka nismë serioze që tregon së pari përcaktimin e tri grupeve parlamentare të opozitës, është absurde të pritet që pozita t’ia ndihmojë njërit grupim politik, qoftë aij që ka filluar nismën me mocion, apo tjetra që kërkon dorëheqjen, apo tjetra që kërkon shpërbërjen e Kuvendit. Ata të fokusohen vetë një herë, ta dinë se ku janë së bashku. Dimë se i kanë 44 vota bashkë, dimë se duhet 61 vota për të pasë një mocion mosbesimi, ndërsa 80 vota për të shpërbërë Kuvendin. Të gjitha këto duken pak sa të largëta për momentin apo vetëm si dëshirore kur kërkohet vota e pozitës”, u shpreh Kusari Lila.

Të ngajshme

Kontrata e re para mësimdhënësve, SBASHK kërkon të mos nënshkruhet

Rritja e gjobave vetëdijëson kosovarët për respektim të rregullave në trafik

Departamenti Amerikan i Shtetit jep detaje të takimit mes Osmanit dhe Allen