Telenews

Shpërblimet për fituesin e Ligës Unike te femrat

Më 23 dhe 24 Mars në Prishtinë do të organizohet Final 4 i Ligës Unike në konkurrencën e femrave.
Në këtë Final 4 marrin pjesë katër skuadrat më të mira të kësaj lige: Prishtina, Bashkimi, Penza dhe Flamurtari.
Dy gjysmëfinale shumë interesante priten mes Penzës dhe Bashkimit, si dhe Prishtinës e Flamurtarit.
Në konkurrencën e femrave Liga Unike do të ofrojë shpërblime për dy gjysmëfinalistët nga 1.500€, për finalistët nga 3.000€ dhe për klubin i cili shpallet Kampion i Ligës Unike do të ndahen 6.000€ (15.000€ gjithsej).
Ky është edicioni i parë dhe historik i Ligës Unike te femrat, ku do të mësohet kampioni i parë i kësaj gare.

Të ngajshme

Situata e Benjamin Seskos, a luan ndaj Kosovës sulmuesi i “Djajve të Kuq”?

KushtrimGuraj

Spalletti s’i ndal lëvdatat për Zhegrovën: Së shpejti do të jetë në top formë, nuk e di si i bën do gjëra të çmendura

KushtrimGuraj

Juve barazon në derbin e Torinos, por a luajti Zhegrova?

Donat Hashani