Telenews

Shpërthimi i acidit sulfurik në Trepçë, minatori: Mund të ndodh çdo gjë, kushtet janë të tmerrshme

 

 

Miftar Mehmeti, njëri prej minatorëve të lënduar dje nga shpërthimi i acidit sulfurik ka treguar se si ka ndodhur ngjarja në ndërmarrjen Trepça.

Ai ka theksuar se shpërthimi i djeshëm mund të jetë për shkak të kushteve jo të mira në të cilat punojnë minatorët e Trepçës.

Po ashtu, Mehmeti ka bërë thirrje nga ekzekutivi që të mendojnë, punojnë e veprojnë për minatorët dhe të përmirësojnë kushtet e punës për ata.

“Për momentin nuk jam aq mirë, nuk kam qenë mirë që nga mesdita kur ka ndodhur aksidenti, kam probleme shumë me frymëmarrjen. Unë nuk kam pas kontakt drejtpërdrejtë me acid por për shkak të ngufatjes duke ua dhënë ndihmën e parë kolegëve që kanë qenë të alivanosur në gjendje kritike nga gjysma e rrugës, jam alivanosur edhe unë, edhe më janë shfaqur këto probleme”, tha Mehmeti, për Klan Kosova.

“Unë nuk kam duke i pastruar gypat sepse jam me pozitë ndihmës-xehetari, kam qenë duke u kthyer për punishte me kolegen tim, i kemi parë punëtorët duke vrapuar edhe në atë moment nuk e kam ditur se çfarë ka qenë duke ndodhur. Kam vrapuar pa hamendje, ka qenë një kundërmim i madh, edhe kishte si lloj tymi apo mjegulle, edhe kemi filluar t’ua japim ndihmën e parë kolegëve, minatorë. Edhe disa kolegëve të tjerë me mua ua kemi dhënë të tjerëve ndihmën e parë, jo vetëm unë”.

“Unë për 12-vite jam punëtor në Trepçë, nuk ka pasur këso problemesh, mund të ndodh çdo gjë sepse kushtet në të cilat jemi duke punuar ne, janë tmerr. Mundet të vijë edhe ndonjë gjë më e madhe me fatalitet”, tha Mehmeti.

Të ngajshme

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

KushtrimGuraj

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu

Dafina Zeqiri vjen me “Tranquilo”

Erzana Fazliu