Telenews

Shpërthimi në QKUK, policia arreston 11 persona, sekuestron armë dhe drogë

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka ndërmarrë veprime të reja hetimore lidhur me shpërthimin e ndodhur më 30 prill 2025 në parkingun e QKUK-së, ku ishte përfshirë vetura e tipit Mercedes B-Class, pronë e drejtorit të QKUK-së.

Në koordinim me organet e drejtësisë dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, më 9 shtator 2025 janë realizuar bastisje në tri lokacione – dy në Prishtinë dhe një në fshatin Rimanishtë.

Gjatë aksionit policor janë ndaluar 11 persona të dyshuar dhe janë sekuestruar prova të shumta materiale:

  • Prishtinë – Rr. “Fan Noli”: një telefon iPhone 12, një laptop Lenovo dhe dokumente të ndryshme.

  • Prishtinë – Rr. “Pavarësia”: katër telefona Samsung, një iPhone 14 Pro Max, një palë pranga metalike, një radio lidhje Baofeng dhe gjashtë fishekë të kalibrit 9×19 mm.

  • Fshati Rimanishtë: një pistoletë Sig Sauer me karikator dhe 12 fishekë, një armë automatike AK-47 me pesë karikatorë e 99 fishekë, një bajonetë, tri telefona (iPhone dhe Samsung), si dhe sasi e konsiderueshme e substancës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë, bashkë me mjete për kultivim dhe përpunim.

Në këtë lokacion ka ndërhyrë edhe njësia e Antidrogës  DHTN Prishtinë, e cila ka marrë në kompetencë trajtimin e mëtejshëm të rastit që lidhet me narkotikët.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet në lidhje me rastin po vazhdojnë, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë dhe institucionet e tjera kompetente.

Të ngajshme

Ekspertët e aviacionit: Kosova duhet të ketë staf profesional për dronë

Donat Hashani

Prokuroria ndalon 10 personat e arrestuar në Prishtinë për drogë dhe armë

Donat Hashani

“Kurti tha që nuk bëhet nami nëse nuk bëhem kryeministër” – thotë Avdyli (VIDEO)

Donat Hashani