Shqipëria regjistroi një fitore të vuajtur ndaj Gjibraltarit në “Europa Point” , duke triumfuar me rezultat 1-0 në një ndeshje miqësore.
Ndeshja nisi me ritëm të ulët, ku Shqipëria përpiqej të qarkullonte topin dhe të gjente hapësira për sulme, ndërsa Gjibraltari mbrohej mirë dhe tentonte aksione të shkurtra.
Në minutën e 15-të, Mirlind Daku dhe Jasir Asani krijuan rastin e parë të rrezikshëm, por mbrojtja kundërshtare bllokoi gjuajtjen.
Në fillim të pjesës së dytë, përzegjdhësi Sylvinho bëri ndryshime të trefishta: Kristijan Shpendi, Ivan Balliu dhe Arbër Hoxha zëvendësuan Armando Brojën, Elseid Hysajn dhe Mirlind Dakun, duke rritur kreativitetin në sulm.
Aksionet e Shpendi dhe Berishës krijuan disa situata të rrezikshme, por portieri i Gjibraltarit shpëtoi disa gjuajtje të forta.
Minuta vendimtare erdhi në minutën e 69-të, kur Shqipëria fitoi penallti me Shpendin.
Asani e shndërroi me qetësi në gol dhe dha avantazhin e vetëm të takimit. Pas kësaj, kuqezinjtë menaxhuan mirë lojën dhe nuk i lejuan vendasit të rrezikonin seriozisht.
Shqipëria edhe pse kundër një kundërshtari të dobët, nuk arriti të dal në lojë dhe të krijojë shumë.