Telenews

Shqipëria hap grupkapitullin për Tregun e Brendshëm, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka përshëndetur hapjen e grupkapitullit të negociatave me Shqipërinë për Tregun e Brendshëm.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, e cilësoi këtë zhvillim si shumë të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Po ashtu, në reagimin zyrtar delegacioni i BE thekson rëndësinë e miratimit dhe zbatimit të reformave në përputhje me standardet evropiane, shkruan A2 CNN.

“Një hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian: hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm! Tani është e rëndësishme të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE-në. Vijimi i përafrimit me legjislacionin e BE-së e afron Shqipërinë me një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt”, shkroi ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato.

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj