Kombëtarja U21 e Kosovës e ka mbyllur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian 2023.
Të përzgjedhurit e Albert Bunjakit barazuan në udhëtim te Shqipëria U21, në ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit G.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Elbasan Arena” ka përfunduar me rezultatin 1:1, shkruan Gazeta Express.
“Dardanët” e mbyllen pjesën e parë me epërsi minimale, falë golit të shënuar nga Erolind Krasniqi në minutën e 32-të.
“Kuqezinjtë” rezultatin e barazun në fundin e ndeshjes, me Flamur Ruçin që shënoi në minutën 90+5.
Vlen të theksohet se portieri i ri kosovar, David Nreca-Bisinger, priti një penallti të ekzekutuar nga Marcel Ismajlgeci në minutën e 86-të.
Kosova U21 ciklin kualifikues e mbylli me 12 pikë në pozitën e katërt, kurse Shqipëria U21 një pozitë më poshtë me 10 pikë. /Gazeta Express/
The post Shqipëria U21 dhe Kosova U21 i ndajnë pikët në ndeshjen e fundit kualifikuese për Evropianin 2023 appeared first on Gazeta Express.

