Telenews

Shqiprim Arifi ia nxjerr një video Ardita Sinanit, ia kujton kohën kur shprehej kundër Kurtit dhe VV-së

Këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani, dje ka akuzuar kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi, se nuk ka dhënë leje për shfaqjen e filmave shqip “I pabesi” dhe “Heshtja vret” në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë më 10 qershor kur ishte e planifikuar që ata të shfaqeshin.

Ajo e lidhi këtë edhe me ndalimin e filmave nga autoritetet serbe në po të njëjtën ditë ishin intervistuar nga policia producenti i filmave, Gani Veseli dhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili.

“Paradoksi më i madh qëndron në atë se sikur pushtetit qendror në Beograd, e edhe pushtetit lokal në Preshevë, gjegjësisht kryetarit të Komunës së Preshevës iu përbën pengesë Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka shkruar dje Sinani.

Arifi i është përgjigjur kësaj me një video të Sinanit, e cila për Kurtin thoshte se e kishte zhgënjyer për çështjen e Luginës së Preshevës.

“Unë kam pritur nga zotëri Kurti, për shkak të ideologjisë si Vetëvendosje që kanë qenë për bashkim kombëtar, kam pritur që do ta përkrahë idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës. Nuk do të ketë bashkim kombëtar nëse lihet anash Lugina e Preshevës dhe kam pritur që si Vetëvendosje të jenë më të zëshëm në këtë aspekt. Të kërkojnë fuqishëm bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës. Realisht të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës për këdo që del kundër bashkëngjitjes së Luginës së Preshevës normal që ne jemi të zhgënjyer”, kishte deklaruar ajo në një intervistë.

Të ngajshme

Rrahet mizorisht një person në qendër të Pejës, publikohen pamjet (VIDEO)

Donat Hashani

Kurti takohet me ministrin për Evropë të Francës, ja çka folën

Donat Hashani

Bajqinovci ankohet në opozitën: Prej mëngjesit deri në darkë, janë nëpër emisione

Donat Hashani