Telenews

Shqiptari plagos me thikë grekun në Spartë, dyshohet se ishte i droguar

Një sherr i ashpër ka ndodhur pasditen e së shtunës 6 gusht në qendër të Spartës, Laconia Greqi konkretisht pranë sheshit.

Sipas informacioneve ngamediat greke, një shtetas shqiptar për një arsye të panjohur është përleshur me një grek dhe më pas ka tërhequr një thikë duke e plagosur rëndë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa i plagosuri është dërguar me ambulancë në spitalin e Spartës, ku u gjykua e nevojshme transferimi i tij në Athinë.

Për rastin po kryhet një hetim paraprak, ndërsa vlen të theksohet se po shqyrtohet mundësia që i pandehuri me origjinë shqiptare të kishte përdorur drogë.

Të ngajshme

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj