Policia e Kosovës ka bërë me dije se fshatin Rogoqicë të Kamenicës është zënë një shtetas i Serbisë duke kaluar me veturën e tij ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.
“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë i cili përmes rrugëve ilegale me veturën tij ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telenews.al/