Telenews

Shteti e kërkon ish-gruan e Feros me urdhërarrest ndërkombëtar

Gjykata Themelore në Gjilan, departamenti i përgjithshëm ka lëshuar urdhërarrest dhe letër rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit.

Kjo është konfirmuar për Klan Kosova nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjilan.

“Në ditën që është bërë kërkesa nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Gjykata ka ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme komfor kompetencave ligjore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke lëshuar urdhërarrestin dhe letër rreshtimin ndërkombëtar ndaj të pandehurës Arbenita Ismajli”, ka thënë për Klan Kosovën, Sabit Shkodra, Udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën e shkallës së parë në Gjilan.

Në mes të muajit qershor të këtij viti, Prokuroria Themelore në Gjilan ka nxjerrë një aktvendim për fillim të hetimeve ndaj Ismailit, pasi që, sipas tyre, ekziston dyshimi i bazuar se ajo nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës për të takuar vajzën me babanë biologjik, Feronit Shabani, duke kryer kështu veprën penale Mospërfillje e gjykatës.

Nga 19 marsi i këtij viti, “Arbenita Shabani lsmajli, me dashje nuk i është bindur urdhrit apo vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës, në Republikën e Kosovës, respektivisht aktvendimit mbi pajtimin gjyqësor, përmes procesverbalit me numër C.nr.3508/2024, të datës 12.06.2024 ashtu që, e pandehura pasi që është njoftuar lidhur me revokimin e autorizimit nga i dëmtuari ish bashkëshorti i saj Feronit Shabani, me të cilin autorizim, të pandehurës i është lejuar nga ana e të dëmtuarit, që fëmijën e tyre N.Sh., ta marrë me vete jashtë Republikës së Kosovës, e pandehura edhe pse në dijeni lidhur me revokimin e autorizimit, asnjëherë nga momenti i revokimit me datë 19.03.2025, nuk ia ka mundësuar kontaktimin me fëmijën të dëmtuarit si baba biologjik, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e formës së prerë, në të cilin është përcaktuar kontakti me fëmijën dy herë në muaj, vikendin e parë dhe të tretë përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan”, thuhet në këtë aktvendim të cilin e ka siguruar Klan Kosova.

Prokurori i shtetit, pas vlerësimit të informatave, provave dhe materialeve të tërësishme të dorëzuara nga policia, ka ardhur në përfundim për të filluar hetimet në drejtim të veprës penale Mospërfillje e gjykatës, i cili dyshim mbështetet në provat materiale si, deklarata në polici e të dëmtuarit në cilësi të dëshmitarit Feronit Shabani, njoftimi nga QP5 në Gjilan, me datë 16.04.202S, autorizimi i noterizuar për dhënien e pëlqimit, numër LRP.nr.472/2025, i datës 21.01.2025, revokimi i autorizimit të noterizuar, me numër LRP.nr.174/2025, i datës 19.03.2025, procesverbal mbi shqyrtimin kryesor, i datës 12.06.2024, në Gjykatën Themelore në Gjilan, Aktgjykimi C.nr.1048/2023, i datës 20.12.2023, i Gjykatës Themelore në Gjilan, Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit CA.nr.891/2024, i datës 24.04.2024, komunikimet elektronike në mes të policisë dhe njësisë së ILEC, të cilat prova paraqesin bazë të mjaftueshme për fillimin e hetimeve, duke përmbushur stadin mbi dyshimin e arsyeshëm, se e Arbenita Ismaili ka kryer veprën penale në fjalë.

Të ngajshme

Tri këshilla për një lidhje të gjatë

Erzana Fazliu

Ish-kandidati i VV’së për deputet në krye të ATK-së, Haziri: Marre!

Erzana Fazliu

Një grua ndërron jetë në QKUK, nisin hetimet nga policia

Erzana Fazliu