Telenews

Shtime: Qytetari dëmton fletëvotimin dhe tenton të votojë në emër të bashkëshortes, policia nis hetimet

Një qytetar në një shkollë në Shtime ka dëmtuar fletëvotimin e tij dhe dyshohet se ka tentuar të votojë edhe në emër të bashkëshortes së tij.

Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar nga hetuesit rajonalë.

“Rreth orës 12:22 jemi njoftuar nga zyrtarët policorë të angazhuar në një qendrën të votimit në një shkollë në Shtime, se një qytetar ka dëmtuar fletëvotimin e tij dhe ka tentuar të votojë edhe në emër të bashkëshortes së tij. Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit rajonalë, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Për informata dhe zhvillime të tjera lidhur me këtë rast, do të njoftoheni me raport vijues”, ka deklaruar ai.

Të ngajshme

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

KushtrimGuraj

E “copëtoi” fletëvotimin në Shkollën “Ismail Qemali”, qytetari shoqërohet në polici

KushtrimGuraj

KQZ: Sot nuk lejohen vërtetime mjekësore, rastet e tilla raportohen në Polici

KushtrimGuraj